Drita e Bogovinës midis lavdisë dhe shuarjes
Momenti i “Dritës” është tani: Ose shuhet ose ruan lavdinë -transmeton Faktiditor .Tjetër mes nuk ka në këtë rrëfim.Përpara fundit apo një rinisje – këto fraza po e mundojnë gjithësecilin që ndjen peshën dhe lavdinë e të ardhmes së klubit “Drita” që po shkon drejt errësirës.Një klub prestigjioz, madje edhe anëtër i Ligës së Parë në Maqedoni, po shkon drejt shuarrjes.Por shumë njerëz që e kanë për zemër skuadrën nuk e duan këtë fund.Ata duan që të kalojë kjo gjendje për Dritën.Ata duan sërish të shkëlqejë .Shumë lojtarë që janë nga ligat më të fuqishme në vend por edhe jashtë kanë veshur bluzën e kësaj skuadre model, njëra ndër më korrektet, në një stadium ku mund të luhej gjithmonë futboll sepse ka patur gjithmonë traditë dhe tifozeri respektuese.
Shumë nga emrat që kanë luajtur me vite dhe kanë qenë pjesë e këtij klubi edhe në udhëheqje ndjejnë keqardhje për këtë situatë të trishtuar.Ditët e fillimit të kampionatit të ri po mbarojnë ndërsa presioni nëse do t’ia dalin të mbijetojnë dhe garojnë apo të ringriten është një sfidë dhe histori tjetër.
Florim Asani ish portier i skuadrës dhe një aktivist i madh i klubit nëpërmjet një postimi në facebook shprehet se krijimi i një institucioni kërkon sakrificë, mund dhe punë duke aluduar pikërisht te “Drita” që për të dhe jo vetëm është më shumë se skuadër.Ky institucion sipas Asanit, vite më parë, falë kontributit të dhënë nga të gjithë, u krijua dhe ka funksionuar për shumë kohë duke patur rrëniet dhe ngritjet e veta shprehet Asani.Ai ka dhënë edhe detaje tjera për rrugëtimin e klubit deri në ligën e parë .Mesazhi i tij është sa sportiv po aq edhe prekës.Asani kërkon të mos lejohet në asnjë mënyrë shuarrja e Dritës.
Një tjetër ish futbollistë i kësaj skuadre gjithashtu flet për situatën brenda klubit.Por ai është optimist se “Drita” do ta kalojë edhe këtë krizë të mbijetesës dhe do të ketë një zgjidhje pozitive -shprehet Berat Imeri në rrjetin social facebook.Imeri poashtu thotë se pikërisht ” Drita” ka qenë një ndihmë shumë e madhe për shumë futbollistë që sot mbrojnë ngjyrat e skuadrave elitare si Shkëndija, Renova ,Kukësi, Flamurtari i Vlorës etj.Sipas tij janë afirmuar edhe shumë të rinj nga Bogovina dhe rrethina.”Ndjej obligim moral që klubi ku kalova shumë vite të lumtura , të mbijetojë dhe të jetë shpresë për talentet e rinj” shprehet Imeri
Por a do të shihet ” drita” në këtë tunel të errët kjo është në dorën e atyre që nuk do t’a lejojnë që përpara syve të tyre të shuhet një institucion futbolli, një skuadër elitare dhe shumë respektive.Por “Drita” tani po lufton me kohën nëse do t’ia del mbanë apo këmbanat e alarmit kanë filluar të bien për klubin ku bashkërisht me këtë shuan edhe një pjesë të lavdishme të klubit.Urim SALIHU-Faktiditor
Skuadra e “Drites”
“Drita” kur luante ne Ligen e Pare
Berat Imeri
Florim Asani
Ndeshje kunder Vardarit te Shkupit