
Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli prej kohësh është në një gjëndje të rënduar shëndetësore. Fotot e postuara nga e bija në rrjetin social Facebook tregojnë qartë shëndetin e rënduar të poetit. Disa ditë më parë ai është shkruar me urgjencë në sanatoriumin e Tiranës për shkak të një komplikacioni që ka patur në rrugët e frymëmarrjes. Mësohet se shkrimtari e ka refuzuar shtrimin në spital, pavarësisht gjëndjes. Ai po trajtohet në shtëpi nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve. Një poezi e poetit postuar nga Elona e bija në Facebook, e tregon më së miri trishtimin e njerëzve të tij të afërt dhe gjëndjen e shkrimtari. Poezia quhet Dalëngadalë, në qëndër të së cilës është vdekja. Më poshtë po ju japim të lexoni poezinë e zgjedhur nga Elona, bija e vetme e shkrimtarit.
Dalëngadalë
Mbaruan të gjitha gjërat që kishte shtëpia:
Në oborr u tha në fillim një dardhë,
U shterr dhe pusi i madh tek avllia,
Ku kishte koliben qeni i bardhë.
Dhe vdiqën njëri pas tjetrit
Im atë, vëllezërit e tij, së fundi dhe nëna ;
Tani kam mbetur veç unë këtu nga të vjetrit
Tek bulevardit zvarris këpucët e ngrëna .
Kështu , më i vjetri nga fisi jam unë
Gëzohem që rroj me miqtë e mi të hershëm të rrallë,
Por ka dhe të tjerë, madje edhe shumë,
Që thonë:”Ende ky gjallë”?
Këta që vdekjen ma ndjellin janë poetët,
Poetët me njëri-tjetrin nuk duhen kurrë!
Kur gripi më ze, i ngrenë veshët
Dhe bëjnë sikur u vjen keq:”Vërtet i sëmurë”?
Dritëro Agolli
31janar 2017 (gazeta-Shqip.com)