DROGË ME KAMION DREJT MAQEDONISË, PRANGOSET SHOFERI (VIDEO)
Një shtetas i Maqedonisë ra në prangat e policisë në pikën kufitare të Qafë Thanës, pasi tentoi të trafikonte një trailer në paletat e së cilës ishte fshehur hashash.
Nga shërbimet e policisë kufitare mësohet se lënda narkotike ishte fshehur në paletat e drurit të rimorkios. Këtu 40 vjecari Nikola Damchesku kishte krijuar hapësira ku kishte vendosur kuti plastike të mbushura më lëndën narkotike.
Edhe pse sasia e drogës ende nuk është përcaktuar,dyshohet se kemi të bëjmë me disa qindra kilogramë të fshehura në trilerin e mjetit tip Volvo me targa të Ohrit. /Vizionplus/