Dua Lipa konfirmon fejesën në “Met Gala”, tregon unazën

103
fresco

Edicioni i këtij viti i “Met Gala”-së, si çdo vit, tërhoqi shumë personazhe të famshëm. Midis tyre ishte edhe këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa, e cila debutoi në tapetin e kuq me të fejuarin e saj Callum Turner.

Këngëtarja dhe aktori nuk e fshehën dashurinë e tyre para kamerave, transmeton Indeksonline.

Dua Lipa tregoi edhe unazën e fejesës me këtë rast, e cila tërhoqi menjëherë vëmendjen nën dorashkat e saj të zeza transparente.

Ju kujtojmë se çifti është në lidhje prej pak më shumë se një viti, por zyrtarisht e konfirmuan lidhjen e tyre verën e kaluar.

Aktori britanik ishte më parë në një lidhje me aktoren Vanessa Kirby, ndërsa këngëtarja i dha fund lidhjes së saj me regjisorin francez Romain Gavras në dhjetor 2023.

midle

Thashethemet për fejesë filluan në dhjetor të vitit të kaluar, kur Dua Lipa u shfaq me një unazë diamanti në një foto në Instagram.

Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi fejesën në atë kohë, një burim i tha The Sun se ishte e vërtetë.

“Dua dhe Callum janë shumë të dashuruar dhe duan që kjo të zgjas përgjithmonë. Ata janë të fejuar dhe nuk mund të jenë më të lumtur. Dua ka pasur një nga vitet më të mira të karrierës së saj profesionale dhe kjo ishte qershia mbi tortë”, komentoi burimi./Indeksonline/

Comments