Dua Lipa shfaqet plot stil disa orë përpara se të rrëmbente vëmendjen në tapetin e kuq në Nju Jork

Dua Lipa dukej shumë elegante me një veshje shumë klasike, ndërsa doli në Nju Jorkun me diell të hënën pasdite. Ikona 29-vjeçare e popit u shfaq një veshje të thjeshtë, por elegante, me një këmishë të gjerë blu të çelët të kombinuar me një palë pantallona të gjera blu të errët.

Në këmbë ajo mbante veshur një palë taka me print leopardi që i përshtateshin çantës së saj mbi shpatull, e cila kishte një nuancë ari. Këngëtarja e One Kiss i la flokët të lëshuara për pasditen dhe i zbukuroi me një palë syze dielli të zeza dhe, sigurisht, unazën e saj të fejesës prej ari 18 karatësh, me vlerë 25,000 £.
Dua kishte qenë në Nju Jork të hënën për Galanë e 50-të të Çmimeve Chaplin, në të cilën mori pjesë më vonë gjatë ditës.