Dua Lipa shpallet artistja më e dëgjuar në këtë platformë muzikore!

261
fresco
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa vazhdon të jetë ndër femrat më të suksesshme.
Projektet e saj të veçanta kanë bërë që ajo të kryesojë top-listat dhe platformat e ndryshme muzikore, shkruan lajmi net.

Kësaj radhe bëhet e ditur se Lipa është këngëtarja më e dëgjuar në Spotify për muajin shtator. “Dua Lipa ishte artistja femër më e dëgjuar këtë muaj në Spotify”, shkruan në postimin e publikuar nga Lipa.

midle

Jo vetëm kjo, Dua është aktive edhe në mbrëmje muzikore ku mbrëmë ishte prezente në Las Vegas. Në çdo performancë ajo mbledh një publik të mahnitshëm që e përkrahin vazhdimisht.

‘Electricity’, mbetet kënga e fundit e lansuar nga ajo që u mirëprit nga fansat. /Lajmi.net/

Comments