Dua përfundon performancat në festivalet evropiane, ky është destinacioni i radhës [Video]

180

Ajo ka qenë e ftuar për të kënduar në festivalin “Lollapaloozade”, ku dha një nga performancat më të mira në karrierë, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjeteve sociale, Dua ka bërë të ditur që ky është njëherësh edhe festivali i fundit evropian, para publikimit të albumit të ri.

Njëherësh, ajo njoftoi se destinacioni i radhës i saj është Kina, kurse Gjermaninë e konsideroi se mënyrën më të mirë për të përfunduar këto festivale.

“Festivali i fundit evropian para lansimit të albumit të ri. Çfarë mënyre për ta përmyllur! Faleminderit @lollapaloozade ?? që ishe kaq i mrekullueshëm për ne! Nuk është mënyrë e keqe për të përfunduar këto festivale para se të shkoj në Kinë! ❤”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

Comments