Duhen edhe 5 ditë nga ndeshja por tek Partizani mendojnë për fitore në Austri


Ndaj Salsburg kemi bërë një ndër ndeshjet më të mira duke përfshirë edhe gjithë sezonin e kaluar. Jemi përballur denjësisht me një ekip që ka miliona dhe buxhet super të fuqishëm dhe kemi dominuar. Humbja erdhi si rezultat i një episodi, por për mendimin tim ka të bëjë eksperienca.
Të mos harrojmë se po flasim për një ekip që është kampion absolut i Austrisë dhe ka krijuar identitetin e tij edhe në Europë.
Për ndeshjen e kthimit Kemi besim se mund ti’a dalim. Ndeshja e fituar në Hungari na ka bërë që të besojmë deri në fund. Mund të shënojmë dhe të tentojmë për më tepër. Asgjë nuk është e pamundur për skuadrën tonë, pasi kemi besim. Qëndrojmë me këmbë në tokë dhe e dimë se janë shumë më lart, por nuk na stepin aspak austriakët.
Kemi ndërtuar një ekip që tremb çdo kundërshtar.
Nuk i trembem konkurrencës, pasi unë bëj punën dhe detyrën time. Do mundohem të jap maksimumin gjithmonë dhe në bazë të kësaj ti’a dal mbanë.
Do jap maksimumin për Partizanin dhe do të jem gjithmonë i gatshëm për skuadrën dhe trajnerin kur të ketë nevojë. Skuadra është në formë dhe kemi bërë përgatitjet e duhura për këtë takim. Do mundohemi të bëjmë maksimumin për këtë ndeshje dhe jam i sigurt se do ja dalim.