DUHET NDRYSHIMI LIGJIT PËR BUXHET JO KOMISIONE!

265

Shkruan Izet Zeqiri

ZËRAT E BUXHETIT QË LIDHEN ME TË DREJTAT E SHQIPTARËVE TË MIRATOHEN ME BANDINTER

Për ndarje të barabartë të buxhetit dhe për realizimin transparent të procesit të buxhetit është e nevojshme:
a) Strategji fiskale dhe program për investime publike që do ta sjellë parlamenti para se të miratohet buxheti kjo do të mundësoj që në mënyrë transparente të planifikohet buxheti dhe të definohen investimet publike sipas projekteve në rafshin regjional ku do të përshihen edhe regjionet shqiptare në investime kapitale.

b) Të ndryshohet ligji i buxhetit me qëllim që të drejtat e shqiptarëve qe votohen me votim te dyfishtë Badinter a qe janë pjese e nenit 11 të këtij ligji- zërat e buxhetit për ato të drejta siç është arsimi, kultura, shkenca, muzejet, përmendoret, trashëgimia kulturore dhe investimet kapitale në këto sfera të sillen me Badinter.

c) Duhet të sjellët një akt juridik për përgjegjësi fiskale- që të arrihet niveli optimal i implementimit të buxhetit, të definohen qarte instrumentet fiskale dhe alokimi i mjeteve dhe përgjegjësitë për mos realizim te buxhetit.

d) Krahas entit shtetëror për revizion të ketë edhe komision parlamentar për mbikëqyrje të financave publike dhe realizimin e projekteve kapitale ku do të kërkohet të përfaqësohet sipas principit të Bandinterit.

e) Plani zhvillimor nacional në nivel të shtetit të sjellët në parlament edhe atë me koncezus dhe Badinter.

Comments