“Duhet të vdesësh”, vajza rrihet në autobusin turk se kishte veshur pantallona të shkurtra (VIDEO)

144

 

Screenshot_2

Një vajzë e re raportohet të jetë sulmuar verbalisht dhe fizikisht në një autobus publik në Turqi, kjo  për shkak se ajo kishte veshur pantallona të shkurtra.

Sulmi ka ndodhur në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit në lagjen Maslak të Stambollit, thotë “The Independent”

Aysegul Terzi, një infermiere 23-vjeçare, ka dalë nga transporti publik me shenjat të rënda në fytyrë.

Incidenti u kap nga kamera e autobusit i cili me sa duket tregon një burrë të paidentifikuar duke qëndruar në pjesën e prapme të autobusit. Sipas mediave turke personi në fjalë ka thirrur: “ata që veshin pantallona të shkurtra duhet të vdesë!”

Terzi tha për “ShowTV” se ajo nuk e kishte dëgjuar këtë sepse kishte vënë  kufje.

Personi më pas thuhet se filloi të sulmonte vajzën e re , duke i gjuajtur në fytyrë dhe duke i bërtitur “Je një djall!”

Terzi përshkroi se si tre të rinj ndërhyri dhe e ndalën autorin, por ata nuk arritën të parandaluar që ai tia mbathte.

Comments