Dujovski: Gruevski ka ikur nga njësia zgjedhore numër një

264
fresco

midle
gruevski

Përcaktimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski që ta udhëheq njësinë zgjedhore numër katër, në vend të njësisë zgjedhore numër një, ekspertët e interpretojnë si politikë reale të cilën partitë janë duke e krijuar ashtu si atyre i konvenon, transmeton TetovaSot.

Profesor Nikolla Dujovski është i bindur se Gruevski qëllimit është duke ikur nga njësia zgjedhore numër një dhe aspak nuk pajtohet me sqarimin se do të shkoje atje ku është Zaev që direkt të përballet me të.

“Ai tha se Zaev ka ikur nga përballja në njësinë zgjedhore numër një, që nuk është asht, pasi që Zaev përveç në zgjedhjet e fundit, gjithmonë ka qenë bartës liste në njësinë zgjedhore numër katër. Kësaj here Gruevski qëllimisht është duke ikur nga njësia zgjedhore numër një, pasi që do të përjetoje një humbje të madhe. Komuna Qendër, shumica e komunave të Shkupit dhe pjesët tjera të njësisë zgjedhore numër një, nuk ka përkrahje për VMRO-DPMNE-në. Edhe vet Nikolla Gruevski është i vetëdijshëm se asaj njësie zgjedhore i duhet një njesi i ri, pikërisht për këtë gjë e ka kandiduar Nikolla Poposki i cili ndoshta nuk ka të kaluar ashtu si ka Gruevski”,deklaroi Dujovski

Comments