Durrës, gjenden 2 trupa të pajetë

384

Dy viktima janë gjetur në dy lagje të Durrësit, ndërsa njëra prej tyre është e pa identifikuar dhe e dekompozuar.

Policia njofton se në lagjen Nr.7 në ambient të hapur, është gjetur një trup i pajetë, i seksit mashkull, i paidentifikuar dhe i dekompozuar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Kufoma është dërguar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë për identifikimin dhe zbulimin e shkaqeve të vdekjes.

Ndërkohë, në lagjen Nr.16, në ambient të hapur është gjetur pa shenja jete shtetasi B.C.39 vjeç, banues në Durrës.

Nga këqyrja paraprake në trup nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes. /Oranews/

Comments