Durrës, i bie sipër porta prej hekuri e ndërmarrjes ku punonte, humb jetën roja

Një 52-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht ditën e sotme në Shkozet të Durrësit, pasi i ka rënë sipër dera prej hekuri e ndërmarrjes ku punonte.
Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një mobilieri në Shkozet ku shtetasi me inicialet A.C, 52 vjeç, është zënë poshtë nga dera e rëndë e ndërmarrjes duke marrë plagë të rëndë.

52-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
17 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)