Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka bërë të ditur se ka përfunduar armëpushimin me rebelët komunistë, që ka zgjatur gjashtë muaj.
Duterte ka shpallur përfundimin e armëpushimit nga ana e qeverisë, pasi paraprakisht rebelët komunistë i dhanë fund atij duke e akuzuar qeverinë se ka dështuar në lirimin e të burgosurve politikë.
Duterte i ka bërë thirrje ushtrisë të jetë në gatishmëri, pas sulmeve të reja të rebelëve ndaj ushtarëve.
Ai rikujtoi se vitin e kaluar kishin lënë të lirë liderët e rebelëve për të inkurajuar bisedimet për paqe.