Dy burgime të përjetshme + 1900 vite burg, akuzat e Turqisë për Fethullah Gulen


Prokuroria në Turqi ka mbyllur akuzat ndaj klerikut dhe kundërshtarit të Rexhep Erdogan, duke kërkuar dy burgime të përjetshme, plus 1900 vite burg dhe gjobë 4.8 milionë Dollarë për orkestrimin e grushtit të shtetit në Turqi.
Prokurorët dorëzuan në Gjykatën e Lartë dosjen me më shumë se 2500 faqe kundër klerikut Fethullah Gulen dhe kërkojnë ekstradimin e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po jeton prej disa vitesh.
Grushti i shtetit që mbeti në tentativë ndodhi mbrëmjen e 15 korrikut në Stamboll, ku ushtria kërkoi të merrte me forcë pushtetin. Më shumë se 240 persona humbën jetën, ndërsa 20 mijë vet u arrestuan dhe rreth 80 mijë të tjerë u shkarkuar nga postet publike.
Së fundmi, policia bastisi 44 kompani dhe kërkon arrestimin e 120 drejtuesve të tyre. Nga ana tjetër, Gulen ka deklaruar disa herë nga SHBA-ja që autoritetet turke të provojnë përfshirjen e tij në grushtin e shtetit që dështoi.