Dy javë pas përmbytjeve në Hasanbeg punohet drejt normalizimit të jetesës

212
Dy javë pas përmbytjeve katastrofike, që rezultuan edhe me viktima në njerëz, gjendja në këto rajone gjithnjë e më tepër vjen duke u normalizuar.
Vërshimet të cilat kapluan rajone të tëra , ara të mbjellura, shtëpi të banuara si dhe jetë njerëzish, ka lënë gjurmë të thella tek njerëzit e kësaj ane.
Shumë fshatra përeth, si dhe Hasanbegu, ka pësuar më tepër pas daljes së ujrave të liqenit aty pranë, i cili arriti deri në katet e fundit të shtëpive.
Dëmet materiale ishin të mëdha, shtëpi të tëra të mbushura me ujë dhe tërësishtë të shkatëruara.
Por dy javë pas përmbytjeve mund të thuhet se pamja në këtë rajon të përmbytur në përgjithësi po përmirësohet dhe jeta vjen duke u normalizuar.
Falë angazhimit si nga ana e institucioneve, OJQ-ve, si dhe vullnetarëve , shume familje deri me tani kanë  aritur që nga  shtëpitë e tyre  të largojnë ujin dhe baltën.
“Mundi I 50 vjetëve për 3 minuta na ka shku kejte që dy javë jemi duke pastru tu munu kjo shpi nuk është për jetesë murnat janë krisë krejtë na kanë ndihmu. Kemi nevjë më së shumti për largimin e mbeturinave prej shtëpisë kemi dëm shumë. Krejt teknika e bardhë është zhdukur është prishë nuk kemi kurgjo hiq për momentin siq po e shihni edhe vetë, krejt i kemi gjujt. Mendoj se kjo shtëpi për jetesë nuk është, shpija është prishur krejt prej ujit janë çarë krejt muret”, shprehet banori i Hasanbegut, Avdulla Osmani.
“Shumë pak është normalizuar për jetesë njeheri nuk ka për momentin. Do të mundohemi me i pastru do gjana. Krejt gjërat elementare mbeturina kanë shku. E tash do fillojmë kadal kadal me pastrime duhet të behen dezifektime jete këtu normal nuk ka. Duhet me dal me banu dikund tjetër. Ende nuk ka ardhur të dezifektojnë shtëpinë. Ndihme kemi pas, fshati është I madh 2- 3 fshatra janë aq mundet mu mri. Ka ala punë për të ardh deri ne jete normale gjatë kohë duhet”, shprehet banori i Hasanbegut, Muzafer Shabani.
“Gjendja 80 % është normalize me pastrimin e shtëpisë me ndihmat humanitare. Unë do të mundohem që objektin ta bëjë për të jetuar për të vazhduar jetën në këtë shtëpi. Por kemi dëme të mdhaja por në krahasim me viktimat është turp ti përmendemi dëmet që i kemi ”,shprehet banori i Hasanbegut, Nejazi Hamiti.
Në teren vazhdojnë të veprojmë e shumë organizata joqeveritare dhe të vijn shumë ndihma në ushqim dhe veshëmbathje.
Komisionet për verifikimin e dëmeve po punojnë në terren për të pastruar mbetjet e vërshimeve dhe për të vlerësuar sa më shpejt dëmete shkaktuara në mënyrë që të fillojë komnpensimi për banorët që pësuan.
Ndërsa në tër territorin e Hasanbegut vazhdojnë  kërkimet e foshnjës 15 muajshe Elif Fejzullahu e cila vazhdon të mbetet e zhdukur që nga nata e vërshimeve.
Comments