DY MUAJ PAS ZGJEDHJEVE, ENDE PA ZGJIDHJE

163

Image result for zgjedhjet maqedoni

U bën dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Partitë që arritën të siguronin ulëse në parlamentin e Maqedonisë, ende nuk po mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për të formuar qeverinë. Fillimisht, mandati për formimin e qeverisë iu dha VMRO-DPMNE-së, por Gruevski nuk mundi të bind partitë e bllokut shqiptarë që të bëjnë koalicion me të. Tani është LSDM ajo që po mundohet t’i mbledh 61 nënshkrime për të formuar shumicë parlamentare.

Të pyetur nga TV21, LSDM hodhi poshtë spekulimet se sot do të takohen me përfaqësues të Bashkimit Demokratik për Integrim. Edhe nga BDI nuk deshën të komentojnë asgjë në lidhje me zhvillimet e fundit.

Por kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dy ditë më parë ishte decid që kërkesat e LSDM-së për formimin e qeverisë duhet të shkruhen në letër, e më pas do të vendosen hapat e radhës.

“Pa pasur materiale të shkruara, BDI nuk i jep nënshkrimet. Së pari duhet të dihet se çfarë shkruhet në letër dhe tani të vendosim në organet e Bashkimit Demokratik për Integrim për hapat e mëtutjeshëm”, u shpreh Ali Ahmeti, Kryetarë i BDI-së.

Para dy ditësh, lideri i LSDM-së Zoran Zaev u bëri thirrje publike subjekte politike shqiptare për të formuar shumicë. Madje ai tha se do të plotësoj edhe kërkesën e BDI-së, që kërkesat për koalicion të ia dorëzoj në formë të shkruar.

“Mendoj se atë që BDI po e pret në formë të shkruar, është e lidhur me programin e ardhshëm të qeverisjes. Ato janë detalet rreth platformës tonë, detalet rreth platformës së tyre dhe të gjithë atë që është e lidhur me pritshmërisë e qytetarëve, që janë prioritetet e reformave.” “Zotri Ahmeti ka  tha se pret kërkesë të shkruar nga LSDM, atë nuk e ka kërkuar nga VMRO-DPMNE. Por nuk ka problem, për ne fjalë është fjalë, pa marrë parasysh nëse e kemi thënë me gojë apo me shkrim. Nëse e kërkojnë të shkruar, të shkruar do e marrin”, tha Zaev.

LSDM për formimin e qeverisë, përveç se me BDI, duhet të siguroj nënshkrimet edhe të partive të tjera për të siguruar shumicën parlamentare prej së paku 61 deputet.

Comments