Dy ndeshjet e fundit të Kupës së Kosovës në fazën 1/8 zhvillohen sot

Dy ndeshjet e fundit të fazës 1/8 së finales në Kupën e Kosovës zhvillohen sot.
Feronikeli ’74 e pret në shtëpi ekipin e Prishtinës së Re, shkruan Indeksonline
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 12:30.

Kurse ndeshja tjetër zhvillohet mes Ferizaj dhe Rilindjës 1974 që ka trajner Faruk Statovcin.
Kujtojmë që skuadrat e kualifikuar në rrethin tjetër të Kupës së Kosovës deri tani janë: Drenica, Vëllaznimi, Llapi, Drita, Malisheva dhe Prishtina../Indeksonline/