Dy pasoja që mund t’i ketë Kosova nëse vendoset KFOR-i në pikat kufitare në veri, sipas Hasanit

269

Për të ruajtur, siç argumentoi ekzekutivi kosovar, Policinë Kufitare gjatë zbatimit të masës në dy pikat kufitare në veri të vendit u dërguan forcat speciale të Policisë.

Dhjetë ditë pas situatës së krijuar, një takim mes palës kosovare dhe asaj serbe ndodhi në kryeqytetin evropian nën ndërmjetësimin e Miroslav Lajçakut, i deleguar special për dialogun Kosovë-Serbi nga Bashkimi Evropian.

Moebel THEMA

Një ujdi në parim, siç deklaroi të mërkurën mbrëma përfaqësuesi i Kosovës në këtë takim, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës të zëvendësohet me forcat e KFOR-it.

Por, sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe profesorit universitar, Enver Hasani, propozimi për vendosjen e KFOR-it në pikat e kufirit në veri të vendit nuk është i mirëmenduar.

Sipas tij, kjo ka dy pasoja.

“Kjo nënkupton që KFOR po merr juridiksionin e autoriteteve të shtetit të Kosovës. Kjo ka dy pasoja: e para, i jep KFOR-it një mandat të sigurisë, pra jo mandat ushtarak, që u takon autoriteteve policore kosovare; dhe, e dyta, shtyen formimin e Ushtrisë së Kosovës sepse me këtë Kosova po tregon që nuk ka kapacitete për të ndërtuar struktura ushtarake neutrale dhe të besueshme sipas standardeve të NATO-s”, tha Hasani në një përgjigje.

 

 

Comments