Dy përballjet e jetës për Shkëndijën
Vetëm edhe 180 minuta, ndoshta edhe më shumë kjo nuk dihet, por dy përballje dihet se do t’a përcaktojnë njërën skuadër që do hyjë në grupe të UEFA LEAGUE transmeton Faktiditor.Të gjithë shqiptarët do donin t’a shihnin Shkëndijën aty, që është e kuptueshme disi, dhe momenti i historisë tashmë ka ardhë për klubin nga Tetova.Nëse dikush do zgjohej nga koma nuk do të kishte besuar kurrë që Shkëndija ka arritur deri këtu, por realiteti është ndryshe.Heronjtë Kuq e Zi kanë zbritur në vendin më të rëndësishëm të Evropës-Belgjikë.Atje ku politika ëndërron të shkojë dhe Shkëndija këtë shansë e ka më afër tyre.Përballja me Gent është torturuese për tifozët që duan më gjithë forcën e shpirtit të tyre të ndodhë gjëja më e madhe në futboll-hyrja në grupe, por duhet djersë, sakrifica, mund , vrapim i pafund dhe syçeltësi te Shkëndija.Ata edhe ashtu janë fitues ,të paktën moral, por një hap i fundit i vështirë do ta kapërcente thuajse kontinentin.ëndrra vazhdon por e gjithë kjo i adresohet një njeriu të vetëm-Lazim Destani.Ai ngriti për pak kohë skuadrën deri në këto nivele dhe kuptohet që investimet dhanë frytet e veta.Në anën tjetër Akrapovic do t’a ketë një natë të vështirë sepse do t’a torturojë formacioni që bluhet në kokën e tij.Secili lojtarë që do ketë shansin e jetës në supersfidën e së enjtes duhet t’a dijë se rrallë në jetë vijnë momente të tilla magjike në futboll.Nëse ata duan që emrat e tyre të mbahen mend përgjithmonë, atëherë është kualifikimi ndaj Gent që ua mundëson këtë./Faktiditor/