Dy persona e kanë humbur jetën gjatë vërshimeve në Spanjë



Dy persona e kanë humbur jetën dje gjatë vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme në Kosta del Soll në pjesën jugore të Spanjës, ku sot priten reshje të reja.
Një rumune e re është gjetur e mbytur në bodrumin e një shtëpie në Mallagës.
Në Linea de la Konselsion, afër Gjibraltarit, një person i punësuar në kompaninë për energji elektrike, e ka humbur jetën në automobilin e tij i cili është marrë nga rrjedha e ujit të ardhur, kumtoi policia lokale.
Sot priten reshje të reja në rajonin ku shërbimet e shpëtimit kanë marrë mbi 1.000 thirrje gjatë një dite.
Dje janë evakuuar me helikopter mbi 20 persona, të cilët gjetën strehim në kulmet e shtëpive në Mallagë.