Dy persona sot nuk janë paraqitur në PSP
Burime jozyrtare për Alsat-M flasin se të paktën dy persona, emrat e të cilëve janë të njohur në opinion, sot nuk janë paraqitur për dëshmi në PSP, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Mirëpo, Specialja nuk zbardh asnjë informacion rreth këtyre të dhënave, duke mos njoftuar as për numrin e të futarve të cilët nuk janë paraqitur për të dhënë dëshminë e tyre dhe nëse e kanë arsyetuar mosardhjen.
Por, në pyetjen “Si do të veprojnë me ata që refuzojnë të dëshmojnë”, Prokuroria u thirr në Ligjin që parashikon sjelljen e dëshmitarëve dhe të dyshuarve me shoqërim policor.
“Personat e dyshuar që nuk do t’i përgjigjen ftesës dhe nuk do ta arsyetojnë mungesën apo nëse nuk është bërë dorëzim i ftesës siç duhet, ndërsa nga rrethanat është e qartë se i dyshuari refuzon pranimin e ftesës, gjithashtu mund të arrestohen me urdhër gjyqësor”, njoftojnë nga PSP-ja.