Dy qytetarë të Suharekës bllokohen në Bjeshkët e Mushtishtit

172

Dy qytetarë rreth moshës 27 vjeç, janë bllokuar që nga dita e djeshme në Bjeshkët e Mushtishtit, dhe nga të reshurat e mëdha të borës, kanë mbetur atje në pritje të ndihmës nga organet kompetente.

TherandaPost ka kontaktuar me komandantin e Policisë në Suharekë, Milazim Lumi, i cili sqaroi se policia ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me familjet e tyre që nga dje.

Sipas tij, ata kanë pasur ngrohje dhe sot një grup i qytetarëve vullnetarë dhe familjet e tyre janë nisur nga ora 14:00 në drejtim të Bjeshkëve të Mushtishtit, derisa policia është vazhdimisht në kontakt me ta nga Stacioni Policor në Mushtisht.

Grupi është duke shkuar në drejtim të Gradacës, për t’u takuar me të ngujuarit atje.

Comments