Dy shpërthime brenda ditës në Turqi, vriten 6 e lëndohen 180 njerëz

345

Dy sulme me bomba janë kryer në afërsi të stacioneve policore në dy qyteza të Turqisë lindore.

Mëngjesin e sotëm, një sulm me bomb është kryer në afërsi të stacionit qendror policor në Van, duke vrarë tre persona dhe lënduar 40 të tjerë. Disa orë më vonë, një shpërthim tjetër e ka goditur stacionin policor në qytezën e Elazigut, duke vrarë tre persona dhe lënduar 120 njerëz të tjerë.

Autoritetet në të dy qyetet fajësojnë Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit për sulmet, ndonëse askush nuk e ka marë përgjegjësinë për to.

Zëvndës guvernatori i qytetit Van, Mehmet Perlak iu ka thënë gazetarëve të qytetit se një “militant” që e kishte parkuar veturën përballë objektit të policisë është arrestuar dhe po merret në pyetje.

Qyteti Van deri më tash ka qenë i qetë megjithëse në vitin 2015 u anulua marrëveshja në mes të luftetarëve kurdë dhe autoriteteve turke.

Dhuna ka qenë shumë më tepër e përqendruar në qytetin e afërt, Dijarbakir kur tetë persona janë vrarë gjatë një sulmi të ngjajshëm më 15 gusht.

Comments