Dy shqiptarë dhe dy grekë therren me thikë për një grua

243

 

oqozbrfsac579e04a703905

Katër persona, dy shqiptarë dhe dy grekë janë përleshur me thika dhe mjete të tjera mëngjesin e sotëm rreth orës 01:30 me orën lokale të Greqisë.

Ngjarja ndodhi jashtë një kishe në Achaia dhe të gjithë mbetën të plagosur, përfshi edhe një grua. Kjo e fundit ishte molla e sherrit mes shqiptarëve dhe grekëve, të cilët qëlluan me thika njëri-tjetrin.

Një shqiptar ishte plagosur në bark kurse tjetri në kraharor pranë zemrës, shkruan Syri.net. Edhe dy grekët mbetën të plagosur gjithashtu, kurse gruaja kishte pësuar plagë në duar për shkak se kishte hyrë në sherrin mes dy palëve. Të gjithë u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia i arrestoi të gjithë, përfshirë edhe gruan.

Njëri prej shqiptarëve ishte në moshë të mitur, e për këtë arsye Prokuroria e la të lirë pas disa orësh. Mediat greke nuk kanë bërë të ditur identitetin e asnjërit prej shqiptarëve si dhe shkakun e sherrit me thika e shufra metalike./SYRI.net/

Comments