Dy të arrestuar në një javë nga Antiterrori. A po rrezikohet Shqipëria nga ekstremistët islamikë?

120

Moebel THEMA

Dy të arrestuar në një javë nga Antiterrori. A po rrezikohet Shqipëria nga ekstremistët islamikë?

dijar-xhemaaaNë harkun kohor të 1 jave në Shqipëri janë arrestuar dy persona të cilësuar të rrezikshëm, të cilët dyshohen për terrorizëm. Arrestimet janë bërë nga sektori i antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Rasti i parë është shënuar në Tiranë në Rrugën e Barrikadave, më 14 gusht, ku pas një ndjekje 2 mujore është bërë arrestimi i 46­vjeçarit Imerli Avmeti, banues në Gostivar, Maqedoni.

Prokuroria maqedonase ndaj 46­vjeçarit kishte ngritur akuzën “Pjesëmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të huaja”. Tre ditë më vonë në Vlorë u arrestua 29­vjeçari Kosovar, Dijar Xhema, 29 vjeç, lindur e banues në Mitrovicë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me mjetin e tij ‘Audi’ me targa kosove tre shtetas me inicialet: B.N, N.I, dhe F. D. Këto veprime ky shtetas i ka shoqëruar me thirrjet në vende dhe ambiente publike si“Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”

Pas verifikimeve rezultoi se kosovari ka hyrë në shtetin shqiptar sipas një procedure të rregullt nga pika e kalimit kufitar Morinë. Burime pranë sektorit të antiterrorit në Policinë e Shtetit thonë se me rritjet e fluksit të personave që hyjnë në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Kosovën dhe Maqedoninë është rritur risku i depërtimit të personave të cilët mund të jenë të lidhur me Shtetin Islamik. Kjo sepse për shkak të fluksit në këto pika nuk kryhen kontrolle të imtësishme. Ekzistojnë dyshime se në këtë periudhë në Shqipëri të kenë depërtuar radikalë nga Kosova./  News 24

Comments