Dy të lënduar nga një shpërthim në Pejë!

243

peje-650x358

Dy persona janë lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një dyqan në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit, saktësisht te ‘Rrokaqielli’ në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

Ai tha se nga shpërthimi i bombolës së gazit është lënduar një femër e cila ka qenë kalimtare rasti në atë moment dhe një mashkull i cili ishte truproja i një dyqani në afërsi të vendit ku ka ndodhur shpërthimi.

Sipas të dhënave të para, çaste më parë ka shpërthyer një mjet shpërthyes, që siç duket ka qenë një bombol gazi brenda një dyqani dhe si pasojë e kësaj është lënduar lehtë një kalimtar rasti e gjinisë femërore, po ashtu është lënduar edhe një person tjetër i cili ka qenë truproja i një dyqan në afërsi të vendit ku ka ndodhur shpërthimi”, tha Ibra.

Të lënduarit, sipas Ibrës janë jashtë rrezikut për jetë.

Më tej ai bëri me dije se policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pasi që është dëgjuar shpërthimi.

“Njësitë relevante të policisë të nivelit rajonal të stacionit kanë ndalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë veprimet e nevojshme. Tash për tash jemi duke i hetuar rrethanat se si ka ardh deri të shpërthimi”, tha Ibra. /Gazeta Blic.com/

Comments