Dy të plagosur në Elbasan

174

Dy të plagosur në Elbasan

Një aksident ka ndodhur sot në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi Ilias  Xhika, 46 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë Cërrik, duke drejtuar mjetin autobus tip Benz me targa AA057PD, është përplasur me mjetin motor tip Yamaha me targa EL888, drejtuar nga B.M, 66 vjeç, banues në fshatin Mollas Cërrik.

Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motorit dhe bashkëshortja e tij B.M 60 vjeçe e cila ishte pasagjere në mjetin tip motor.

Ata u dërguan në spital  për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.

Comments