Dy të vdekur e dy policë të plagosur në ShBA



Dy persona janë vrarë në Oklahoma, SHBA, ndërsa dy policë janë qëlluar duke ngelur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës, ndërsa policia është vënë në ndjekje të një personi të dyshuar.
I dyshuari është një 38 vjeçar M.V, i cili akuzohet për vjedhje të shumta makinash.
Policia thotë se ka gjetur dy të vdekur në një makinë, persona që besohet se janë të afërmit e të dyshuarit.
Autori i dyshuar ka qëlluar me armë edhe ndaj policisë, kur këta të fundit kanë shkuar për ta arrestuar.
Ai ishte i armatosur me një kallashnikov dhe Policia u kishte bërë thirrje banorëve që të kenë kujdes.