Dylan nuk merr Nobelin, shpërthejnë akademikët suedezë: ‘Arrogant’


Akademikët e Suedisë po fillojnë të shfaqin shenja mërzie me mungesën e një përgjigjeje nga fituesi i çmimit Nobel në Letërsi, Bob Dylan.
“Nëse nuk do të bahet i gjallë shpejt, do të thoja brenda muajit të ardhshëm, do ta konsideroja atë të vrazhdë dhe arrogant,” ka thënë, një nga anëtarët e jurisë së çmimit, Per Waestberg.
Për momentin legjenda 75 vjeçare e rrokut amerikan ka injoruar plotësisht Akademinë suedeze. Ai është i angazhuar në një tur muzikor dhe nuk ka bërë asnjë koment për çmimin Nobel.
Akademia suedeze i pati dërguar një ftesë në ceremoninë e dhënies së çmimit më 10 shtator, por nuk mori asnjë përgjigje.
Dylan ka fituar disa çmime , por i ka shmangur ceremonitë publike, siç ndodhi në vitin 2010 kur iu dha Medalja e Artë e Arteve Amerikane.