Dyshime nga vdekja e nënkolonelit të ushtrisë së Maqedonisë, ishte zhdukur nga 24 korriku ?! (Foto)


Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka vërtetuar se është gjetur vetura dhe trupi i pa jetë i nënkolonelit Robertino Çontev i cili humbi kontaktet me familjen që nga 24 korriku i këtij viti.
Çontev ka qenë nënkolonel i ushtrisë së Maqedonisë.
Vetura dhe trupi i tij janë gjetur në humnerë në qytetin e Katllanovës. Familjarët e nënkolonelit Çontev e kanë verifikuar lajmin se bëhet fjalë për të dhe se trupi i tij tani është duke u kontrolluar nga mjeku ligjorë dhe policia e Maqedonisë është duke pritur rezultatet.