DYSHIME PËR VJEDHJE, PROCESVERBALET NUMËROHEN NJË NGA NJË

331
fresco

midle

Shkup, 12 dhjetor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë është duke i “shoshitur” një nga një procesverbalet e komisioneve komunale zgjedhore pasi që është vërtetuar se janë dërguar rezultate të pasakta në raportet elektronike. Sipas njohurive të portalit A1on.mk, ekzistojnë dyshime se Komisionet komunale kanë dërguar të dhëna të rrejshme në KSHZ dhe tani për tani kjo është konfirmuar për një komision komunal, ku shumica e votave të LSDM-së janë paraqitur si vota të VMRO-DPMNE-së. Siç transmeton gazeta KOHA, ekzistojnë dyshime se bëhet fjalë për skemë të organizuar të vjedhjes së votave, që në rast se konfirmohet edhe për vendvotime tjera mund të rezultojë me numër më të madh të deputetëve për LSDM-në sesa për VMRO-në. LSDM-ja deri tani ka dalë me qëndrim se ajo dhe VMRO-ja kanë fituar numër të njëjtë deputetësh, nga 51. Për shkak të numërimit manual të të gjithë procesverbaleve nga vendvotimet, KSHZ deri sonte në darkë nuk do të dalë me informatë zyrtare për numrin e deputetëve të fituar nga secila parti. Në ndërkohë, VMRO, nëpërmjet deputeti Vllatko Gjorçev, i ka bërë thirrje KSHZ si kryetarit Aleksandar Çiçakovski që urgjentisht të shpallë rezultatin përfundimtar, pasi siç tha Gjorçev, ka indikacione për manipulim të fitores së VMRO-së. “Çiçakovski në ditën kur duhet të respektojë vullnetin e qytetarëve, ai nga ora 12 e ditës ka iku në shtëpi, me arsyetim se i duhet të fli gjumë. Paramendoni, ka thënë se deri në ora 19 do të jetë në gjumë, ndërsa me këtë tregon arrogancën dhe mosrespektim ndaj elektoratit të Maqedonisë. Ju bëjmë thirrje që sa më shpejtë KSHZ të shpallë rezultatin përfundimtar, tani dhe menjëherë, sepse VMRO ka fitore bindëse. Numëroni sa të doni, por të mos mendojnë dikush të falsifikojnë vullnetin e qytetarëve. Maqedonia votoi fer dhe në mënyrë demokratike, e gjithë Evropa na uroi, ndërsa fituesi është VMRO. Përsëris edhe njëherë: të mos i shkoj mendja dikujt për falsifikim të fitores së VMRO-së”, ka thënë Gjorçev.

Vllatko Gjorçev: Ju bëjmë thirrje që sa më shpejtë KSHZ të shpallë rezultatin përfundimtar, tani dhe menjëherë, sepse VMRO ka fitore bindëse. Numëroni sa të doni, por të mos mendojnë dikush të falsifikojnë vullnetin e qytetarëve. Maqedonia votoi fer dhe në mënyrë demokratike, e gjithë Evropa na uroi, ndërsa fituesi është VMRO. Përsëris edhe njëherë: të mos i shkoj mendja dikujt për falsifikim të fitores së VMRO-së

Vllatko Gjorçev: Ju bëjmë thirrje që sa më shpejtë KSHZ të shpallë rezultatin përfundimtar, tani dhe menjëherë, sepse VMRO ka fitore bindëse. Numëroni sa të doni, por të mos mendojnë dikush të falsifikojnë vullnetin e qytetarëve. Maqedonia votoi fer dhe në mënyrë demokratike, e gjithë Evropa na uroi, ndërsa fituesi është VMRO. Përsëris edhe njëherë: të mos i shkoj mendja dikujt për falsifikim të fitores së VMRO-së

Comments