Dyshime të reja lidhur me “vetëvrasjen” e vëllaut të Astritit



Vdekja e Arbnor Deharit nuk është zbardhur ende. Për këtë nuk kanë asnjë informacion më tepër as familja e të ndjerit, tash dy vjet e gjysmë nga vdekja e tij.
Në një rrëfim ekskluziv për “Rubikon” të KTV-së, Xhemile e Avni Dehari folën për të gjitha ato që i dinë deri sot, transmeton Koha.net.
Nëna e Arbnorit e Astritit, Xhemile Dehari ka thënë se i ka ftuar hetuesit për të verifikuar edhe një shenjë të këmbës së një gruaje e cila gjendet në ballkonit e shtëpisë, mirëpo për këtë ajo nuk morri ndonjë përgjigje, e as ndonjë vizitë.
“Është një gjurmë e këmbës së gruas te dera e ballkonit. Nuk ka ardh askush ta shikoj. Hetuesi parë vdiq, u ndërrua prokurori, u ndërrua hetuesi… Kurrë më njeri i gjallë nuk na ka thirrë. Dy vjet e gjysmë i bëri Arbnori”, tha nëna e Deharit.