Dyshohej për koronavirus, shqiptari në Itali rezultoi negativ

621
fresco

Ka rezultuar negativ nga koronavirus një emigrant shqiptar, që një natë më parë i është nënshtruar analizave mjekësore i dyshuar si person i infektuar.

Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Avellinos pas një qëndrimi prej disa ditësh në Verona , në veri të Italisë.

Temperaturë e lartë e kolla e fortë kanë çuar në dyshimin e prekjes nga koronavirus.

Stafi mjekësor i spitalit të Avellinos ka kryer të gjitha ekzaminimet e rastit e fatmirësisht shqiptari doli negativ.

Comments