Dyshohet për fajde, arrestohet pas bastisjes

482

 

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “fajde”.

Gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar 4.635.00 euro para të gatshme, 6 armë të shkurta dhe 2 armë të gjata, tri aparate shtëpiza të lojërave si dhe disa dokumente dhe kontrata të ndryshme që lidhen me vepra penale të dyshuara.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar edhe rasti “armëmbajtje pa leje”.

Comments