Dyshohet për grabitje të një lokali në në Prishtinë

180

Një grabitje dyshohet se ka ndodhur sot pasdite në një lokal në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes.

Kallxo.com ka publikuar një video nga aty. Policia e ka rrethuar lokalin me shiritë.

Nga Policia nuk janë përgjigjur ende në lidhje me këtë rast.

Comments