Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritën kallëzim penal ndaj 57 vjeçares nën dyshimet se ishte bë drejtoreshë me dokument të falsifikuar.
“Kallëzim penal kundër D.J.(57) nga Pehçeva për veprën “Falsifikim dokumenti”. E dyshuara ka paraqitur një certifikatë të falsifikuar të gjuhës angleze në konkursin publik”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.
Ajo përmes këtij dokumenti ishte bë drejtoreshë në një shkollë fillore të Pehçevës.
Policia këtë vit ka ngritën kallëzim penal edhe ndaj disa rasteve tjera, si në Strugë e në Kamenicën e Maqedonisë së Veriut, për falsifikim të certifikatës.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Shkup në muajin maj hodhi poshtë kallëzimet anonime penale kundër Bojan Hristovskit, Drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK), për falsifikim dokumentesh. Hetimet tha Prokuroria, konfirmuan se certifikata TOEFL iBT e paraqitur prej tij ishte e vlefshme dhe e lëshuar pas një testimi në kushte shtëpiake në vitin 2022, në përputhje me rregullat ndërkombëtare. Nuk u gjetën prova që Hristovski të kishte përdorur dokumente të falsifikuara ose të pavlefshme në aplikimet e tij. Gjithashtu, certifikatat e arsimit të tij u vërtetuan si të rregullta nga institucionet përkatëse.

