Më shumë se 200 persona janë arrestuar nga policia të dyshuar për vrasjen e 9 personave. Ngjarja ka ndodhur në Malawi të Afrikës dhe qeveria u detyrua të nxjerrë ushtrinë në rrugë pas kaosit të krijuar. Të arrestuarit besonin se 9 viktimat që ata vranë ishin vampirë. Vendasit pretendojnë se të vrarët po përpiqeshin të merrnin gjak nga njerëzit për ritualet e tyre të quajtura voodoo. Në këtë vend të Afrikës, besimi në magji është shumë i përhapur dhe turmat dolën në rrugë pas dyshimeve të tyre se 9 personat që sulmuan ishin vampirë.
Një person e dogjën kurse një tjetër e vranë me gur. Në disa zona të vendit është ndaluar lëvizja, ndërsa turistë të huaj janë paralajmëruar nga ambasadat respektive që të bëjnë kujdes pasi mund të vihen në shënjestër nga vendasit pas përhapjes së lajmit të rremë për vampirë. Në një situatë të tillë, ushtria ka dalë në rrugë për të vendosur rregull dhe për të ndaluar zërat rreth vampirëve. Në internet është publikuar një video kur tregohen disa vendas që vrasin një burrë, për të cilin dyshonin se ishte vampir.