E blen komodinën 125 vjet të vjetër, gjen diçka të jashtëzakonshme, por ajo që bën më pas është edhe më mahnitëse (Video)
Emil Knodell, 67-vjeçar, së fundmi bleu një komodinë të vjetër në Bellville, Teksas.
Ai menjëherë e kishte vërejtur sëndukun e saj të bukur prej mermeri në pjesën e lartë dhe prej druri në pjesën tjetër, transmeton Express.
Kur shitësi i tha se ishte 125 vjet e vjetër, Emil e dinte se ishte pazar i mirë.
Dhe jo vetëm kaq, shitësi ia ofroi Emilit atë për vetëm 100 dollarë, meqë kishte tri ditë pa shtëpi. Emili e bleu atë në vend.
Por, pak o hiç nuk e kishte ditur ai se do të përfitonte shumë më shumë se për çfarë kishte bërë pazar.
Duke e lëvizur komodinën, Emili dhe miku i tij dëgjojnë tingëllima brenda njërit nga njërin nga sirtarët e saj.
Derisa të gjitha sirtarët e komodinës ishin të zbrazura, Emili dhe miku i tij përfunduan duke e gjetur një sekret në fund të saj të mbushur me stoli, diamant, para të gatshme dhe një relikt të vjetër të Luftës Civile.
Por ja befasia: Në vend se t’i shiste apo t’i mbante për vete ato, Emili bëri diçka të mahnitshme. Diçka që shumë njerëz as që do të ëndërronin. Ai i ka telefonuar shitësit dhe i ka thënë se do t’ia kthejë thesarin./Express/