E bujshme/ Tirana transferon ish-sulmuesin e Milan

275

Dëshira e trajnerit Ze Maria ishte një sulmues për të përforcuar repartin e avancuar dhe presidenti Refik Halili, nuk vonoi duke i plotësuar kërkesën brazilianit. 24 herë kampionët e vendit kanë afruar ish-sulmuesin e Milanit, Nnamdi Oduamadi, i cili ka një eksperiencë të madhe në Itali. Oduamadi është lojtari më i ri i bardhebluve dhe interesant është fakti se ai ka nënshkruar në Milano. Nëpërmjet një komunikate për shtyp klubi bardheblu njofton se ka arritur marrëveshjen me afrikanin, i cili ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare.

“Nnamdi Oduamadi. Një përforcim me shumë vlera për skuadrën bardheblu. Sulmuesi nigerian ka firmosur sot në Milano kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Tiranës. Drejtori Ekzekutiv Hektor Como ka finalizuar me sukses një transferim mjaft të rëndësishëm. Oduamadi ka qenë për 8 vite futbollist i Milanit, ndërkohë që ka provuar edhe disa aktivizime në skuadra të Serie B në Itali si i huazuar. Sezonin e fundit ai ka qenë pjesë e skuadrës kuqezi, ndërkohë që me përfundimin e kontratës në korrik, ka firmosur transferimin në Shqipëri. 27-vjeçari do të mbërrij në Tiranë javën e ardhshme dhe, pasi të kryej analizat mjekësore do të vishet bardheblu. Oduamadi ka firmosur një kontratë për dy vite bardheblu”, thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Comments