Dardan Krasniqi bashkëngjitet AAK-së,
Dardan Krasniqi i është bashkuar ish-bashkëluftëtarëve të tij duke u anëtarësuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pas pakënaqësive të vazhdueshme brenda Lëvizjes Vetëvendosje (VV). Pas largimit nga VV-ja, ai u largua edhe nga Kosova dhe u vendos në një prej vendeve skandinave. Lajmin për rifutjen e tij në politikë e bëri publik vetë kryetari i AAK-së para rreth një jave.
Zhvillimet u rikthyen në vëmendje mbrëmë, gjatë emisionit “Politiko” të Kushtrim Sadikut, ku mysafir ishte Gjenerali Ramush Haradinaj. Gjatë transmetimit u shfaq një video emocionuese e nënës së Ramushit, nenes Ruke. Pamjet prekëse bënë që Haradinaj të mos mund të përmbahej, dhe i shpërthyen lotët.
Ky moment nxiti reagime, sidomos nga ana e Alban Krasniqit, bashkëshortit të ish-ministres Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi në një postim në Facebook, ai shkruan: “Loti i nënës së dëshmorëve mallkon dhe vret këdo që e keqpërdorë, në çdo kohë, sidomos në kohë fushatash”.
Reagimi i Alban Krasniqit duket të jetë nga zemerimi apo?

