E dhimbshme në Ferizaj: Pas vdekjes së djalit, ndërron jetë edhe nëna

233

Një tragjedi prekëse ka goditur një familje në Ferizaj. Dhimbja për humbjen e djalit rezultoi e papërballueshme për një nënë 83-vjeçare, e cila ndërroi jetë pak pas tij.

58-vjeçari kishte ndërruar jetë më herët, ndërsa humbja e tij la një plagë të thellë tek e ëma, që nuk arriti ta përballojë dhimbjen.

Familjarët dhe të afërmit do t’u japin lamtumirën e fundit të dy të ndjerëve sot, në varrezat e fshatit Komogllavë, në Ferizaj.

NJOFTIM MORTOR

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se janë ndarë nga jeta:

Emine Elmazi, bashkëshortja e Haxhi Tefikut,
dhe djali i saj Nazim Tefiki Elmazi.

Të ndjerit ishin me banim në Ferizaj, nga fshati Komogllavë.

Emine Elmazi (1942 – 2026), ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare.
Nazim Tefiki Elmazi (1967 – 2026), ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare.

Varrimi i të ndjerëve bëhet më 18.03.2026 (e mërkurë), pas namazit të Ikindisë, në ora 15:30, në fshatin Komogllavë.

Ngushëllime familjes Elmazi!

Comments