E dhimbshme, shoferi zbret nga autobusi një nënë për shkak se fëmija i saj po qante


Një nënë e katër fëmijëve teksa po shkonte në shtëpi me autobus në Britani, është detyruar nga shoferi që të zbres pasi njëri nga vogëlushët e saj po qante.
Michelle Swan, 33 vjeçe, tha se shoferi ndaloi autobusin i cili ka qenë plotë me njerëz dhe ka filluar ti bërtas asaj pas një nga të vegjlit e saj ishte duke qarë.
Ajo tha se pavarësisht përpjekjeve për ta qetësuar djalin e saj nuk arriti që ta qetësonte. Ajo shprehet se mbeti e shokuar dhe frikësuar kur shoferi urdhëroi atë për të zbritur nga autobusi.
Michelleishte ishte duke udhëtuar për në shtëpi nga spitali me dy fëmijët e saj, binjakët Rocco dhe Tiger, kur ndodhi incidenti.