E FUNDIT/ Makina e merr përpara, në gjëndje të rëndë drejtuesi i biçikletës
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Lushnje, ku një automjet ka përplasur një person në biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i biçikletës ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërkohë që drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat për shpjegime të mëtejshme. Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit.

