E GJITHË BOTA DEMOKRATIKE BËHET BASHKË, JO EDHE PARTITË POLITIKE TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI

278
fresco

Abdulla Mehmeti
Qytetarët shqiptarë në Maqedoni, përpara se të yshten (të entuziazmohen dhe kapen nga magjia) nga tubimet sensibilizuese për përkrahjen e referendumit të 30 shtatorit për ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, duhet të kërkojnë fuqishën nga partitë politike të tyre, të ulen në Tryezën e përbashkët, sipas zotimit që kanë marrë me nënshkrimin e Deklaratës së përbashkët të 7 janarit 2017 dhe të deklarohen se janë për ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit, se e mbështesin referendumin dhe janë të përkushtuara fuqishëm për interimin e vendit në NATO dhe BE, por që nuk do të pajtohen me ndryshimet ksuhtetues edhe më tej shqiptarët të mbeten qytetarë të rendit të dytë, si pakicë kombëtare, qytetarë mbi 20% që e flasin një gjuhë ndryshe nga gjuha zyrtare maqedonase! Dhe këto qëndrime t’i deklarojnë publikisht para faktorit të mbendshëm dhe ndërkombëtar, jo në emër të partive secili në vete, por të gjitha me një QËNDRIM TË PËRBASHKËT!

midle

Kujt i pengon që shqiptarët të jenë BASHKË dhe të kenë NJË QËNDRIM, së paku për këto çështje për të cilat është ngritur në këmbë e tërë diplomacia ndërkombëtare?

Si shpjegohet që të gjitha shtetet më të fuqishme të botës, SHBA, BE, NATO dhe diplomacia ndërkombëtare të jenë me një qëndrim për këto çështje, ndërsa partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni së paku një herë të ulen kësaj radhe në një Tryezë dhe të deklatojnë një QËNDRIM të përbashkët?!

Comments