E konfirmon Kurti, protestat nisin edhe pak ditë, do ta ndalim Thaçin

209

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka konfirmuar edhe një herë se dy javët e ardhshme do të jene javët e protestave të vazhdueshme të VV-së, me qëllim që të ndalin ndarjen e Kosovës, dhe Hashim Thaçin.

Në fjalën e tij para Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti ka thënë se e kemi detyrë historike dhe njerëzore që ta ndalin Thaçin dhe ndarjen e Kosovës.
Pandaj ka konfirmuar edhe njëherë nisjen e protestive.
“Ditët në vijim do nisin protestat për ta ndalur Thacin dhe shkëmbimin e territoreve” ka thënë Kurti
Kurti, duke komentuar korrigjimin e kufirit, u ka bërë thirrje anëtarëve të saj që të mobilizohen pasi në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosen në krye të protestave qytetare dhe paqësore për ta ndalur krimin që po i bëhet Kosovës dhe popullit tonë.

Kurti ka thënë se fatkeqësisht Kosova po kalon në një moment të vështirë.
“Një udhëheqësi e kapur dhe e kriminalizuar, e udhëhequr nga Thaçi, po e nxjerr në shitje territorin e Kosovës për të fituar paprekshmërinë individuale.
Ne këtë nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë këtë pasi e kemi obligim historik dhe moral.

Situata politike është ajo që ka nevojë për forcim të organizatës në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosemi në krye të protestave qytetare dhe paqësore për ta ndalur këtë krim që po bëhet ndaj Kosovës dhe popullit tonë”, ka thënë ai.

Comments