E konfirmon Policia: Nga aksidenti në Rahovec tre të vdekur, njëri nga ta fëmijë
Polica e Rahovecit e konfirmuar për Express se nga aksidenti në Rahovec kanë mbetur tre të vdekur.
Në Polici kanë thënë se njeri nga të vdekurit është fëmijë. Kapiteni Avdi Berisha nuk ka dhënë edhe detaje të tjera se janë nga një fëmijë apo jo të vdekurit.
“Nuk mund të them nëse personat e aksidentuar janë nga e njëjta familje. Por mund të konfirmoj vdekjen e tre personave. Njëri nga ta është fëmijë”, tha kapiten Berisha.
Berisha tha se njësitet e Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes, duke kryer të gjitha hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit./GazetaExpress/