E ktheu shtëpinë në laborator droge – 38-vjeçari arrestohet nga Policia

93
fresco

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 38 vjeçarin nën dyshimet për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të dënueshme në bazë të nenit 215 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, të kryer me urdhër gjykate, është zbuluar një laborator i improvizuar për prodhimin e drogave dhe substancave psikotrope në të cilin ishin gjetur dhe sekuestruar mbi 120 gramë amfetaminë të paketuara në disa paketime të ndryshme, marihuanë, si dhe sende me mbetje të vajit të hashashit”, raportoi Policia.

Ndaj të arrestuarit B.P. u ngrit kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar, ndërsa gjykatësi caktoi 30 ditë paraburgim

Comments