E mbyti shoqen me helm në kafe, shikoni çfarë bën sot

223
fresco

midle
Disa muaj më parë një ngjarje e rëndë tronditi njerëzit në një lokal në Indonezi, ku një studente i hodhi helm në kafe shoqes së saj, me të cilën njihej prej më shumë se 7 vitesh.

Videoja tregon momentin kur ish­-studentja e dizajnit në Sidnej, Mirna Salihin, merr filxhanin e kafes për ta pirë dhe më pas ndjen dhembje. Ndërsa ish­-shoqja e saj, Jessica Wongso, e cila është në burg për vrasjen e Mirna­s, shfaqet e ulur pranë saj.

Vajzat kishin 7 vite që njiheshin dhe ishin shoqe. Ngjarja ka ndodhur më 6 janar të 2016­s në një restorant në Jakarta, Indonezi. Ndërkohë Wongso, rezidente në Australi, është duke u përballur me drejtësinë.

Por, pavarësisht kësaj akuze të rëndë, Jessica Wongo është filmuar duke buzëqeshur, pasi mohoi se e helmoi Mirna Salihin, duke vendosur toksinë në kafen e saj me akull. Reagimi i 27­-vjeçares nga Indonezia, vjen pasi motra e të ndjerës, Sandy thotë se Wongso thjesht po shijon vëmendjen e mediave nga çështja.

“Unë mendoj se ajo po e shijon gjithë këtë vëmendje. Besoj se asaj po i pëlqen media. Do dëshiroja të shihja drejtësi për motrën time”, ka shtuar Sandy. Ndërkohë imazhe të tjera të Wongso pas arrestit e tregojnë atë duke buzëqeshur e duke ngritur gishtat tregues para medias.

 

Comments