E pabesueshme, zhytësi kap një peshk ton prej 130 kg (FOTO)

368

maxresdefault (1)

Zhytësi turk Ozan Onen, ka arritur të kapë një peshk ton me një peshë prej 130 kilogramë dhe me gjatësi rreth 2 metra. Ky lajm bëhet me dije nga mediat turke, ku tregojnë se zhytësi duke notuar në ujerat pranë ishullit Bozcaade (Tenedos) në pjesën verilindore të Detit Egje, në një thellësi prej 17-18 metrash arriti të kapë këtë peshk.
“Kur isha në thellësi prej 17-18 metrash kapa një ton me peshë rreth 130 kilogram. Edhe më parë kam patur kapje të ngjajshme. Kam përvojë në këtë fushë, por kapja njëkohësisht është shumë ekscituese. Rezistenca e peshkut u zvogëlua menjëherë” thekson zhytësi turk.

57bc3401c03c0e193c6870a1-248x300

Comments